LAJME / E Martë 26 Mars 2024, 21:09

Pamje të rënda, i moshuari lidh macen e më pas e godet

Pas videos me pamje të rënda së publikuar në media, ku një person shihet teksa godet një mace dhe më pas e fut në një qese, ka reaguar dhe Animal Rescue Albania.

Në një postim që ka ndarë në rrjetet sociale, shkruan se ngjarje të tilla janë rrëqethëse dhe në Shqipëri ndodhin çdo ditë.

Mes tjerash thuhet se ky veprim tregon shkallën e rëndë të sëmundjes shpirtërore dhe mendore të shoqërisë sonë.

Megjithatë ende nuk dihet se ku ka ndodhur ngjarja.

“Këto pamje të rënda të publikuara në rrjete sociale, të rrëqethin mishin. Ngjarje të tilla ndodhin çdo ditë. Vetëm dje dhe sot kemi marrë telefonata që të marrim qen që ende rrugëve me këlyshët, apo qen që jetojnë në shtëpi se ndryshe do i helmojnë. Kjo situatë nuk është e re dhe fatkeqësisht tregon shkallën e rëndë të sëmundjes shpirtërore dhe mendore të shoqërisë sonë”-thuhet në status.