
Si pasojë e përplasjes së fortë, 24-vjeçarja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në institucionet shëndetësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë dalë njësitë e Hetimeve të Trafikut, ekipet e Emergjencës dhe njësitë e tjera kompetente të Policisë së Kosovës, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e nevojshme për zbardhjen e rastit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e obduksionit, ndërsa hetimet janë marrë përsipër nga njësia përkatëse e Hetimeve të Trafikut.
Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura shkaqet që çuan në aksidentin fatal, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
