LAJME / E Shtunë 9 Shtator 2023, 01:01

Organizimi i Lojërave Olimpike Mesdhetare në Prishtinë, reagon Vjosa Osmani: Triumf i sportit kosovar!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare 2030  në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ky është një triumf I jashtëzakonshëm I sportit kosovar. Sipas saj Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka shkruar Osmani.