
Një i moshuar në Durrës është sulmuar në rrugë nga 2 qenë të llojit pitbull. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
Policia thotë se si pasojë e kësaj ngjarjeje, 84-vjeçari ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Pasditen e sotme, në lagjen nr. 13, shtetasi H. B., 84 vjeç, është sulmuar në rrugë, nga 2 qen të llojit pitbull. Si pasojë, 84-vjeçari është dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku po merr asistencë mjekësore. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasit/sve përgjegjës për qentë”, njoftoi policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al
