
Atmosfera para Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është e mbushur me ankth dhe shqetësim, pasi familjarët e katër personave të plagosur në incidentin e sotëm në Podujevë po presin të mësojnë për gjendjen shëndetësore të më të dashurve të tyre.
Katër të plagosurit u transportuan me urgjencë në QKUK pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën gjatë ditës në qendër të Podujevës, ku po marrin trajtim nga ekipet mjekësore.
Para Klinikës Emergjente janë mbledhur familjarë, miq dhe të afërm, të cilët po presin me shqetësim informacionet e para nga mjekët.
Në pamjet e publikuara nga mediat, dëgjohen familjarë të përlotur që shprehin dhimbjen dhe ankthin për atë që ka ndodhur.
“O Zot, çka u ba bre?”, dëgjohet të thotë njëri nga familjarët, teksa pret lajme për gjendjen e të afërmve të tij.
Mjekët e QKUK-së kanë bërë të ditur se të katër të plagosurit kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në sallën operative për ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tyre po monitorohet vazhdimisht nga ekipet mjekësore.
Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me motivin e ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur qytetin e Podujevës dhe ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa qytetarët po shprehin solidaritet me familjet e të plagosurve dhe po presin me shpresë lajme pozitive për gjendjen e tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
