LAJME / E Diel 4 Qershor 2023, 23:11

“O i zi, ç’të ka gjetur”/ Çfarë po ndodh me Kristin? Ish-banori shtang fansat me daljen e fundit në emision

Ish-banori i “BBV”, Krist Aliaj ka habitur së fundmi me paraqitjen e tij. Teksa ishte i ftuar sot në rubrikën “Mos i bjer me top”, ai u paraqit me një të nxirë në ballë, ku shtoi kureshtjen e të gjithëve.

I pyetur nga pse ka të nxira në trup, Kristi mohon të ketë bërë sherr me dikë, por është për shkak të një trajtimi që ka bërë me acid.

Ronaldo Sharka: Kush ia ka nxirë ballin këtij djali, Armaldo, Luizi, Zhaklina pasi e mori vesh që je lidhur me Dea Mishel? O i zi ç’të ka gjetur!

Krist Aliaj: Jo nuk ka lidhje me “Big Brother”, rrini të qetë, është thjesht një djegie nga një acid, nga një trajtim me acid që kam bërë, me acid salicilik dhe glikolik kështu që…