LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 14:02

"O Fran mor..."/ Video nga sherri me 3 të plagosur në Pukë, i riu vrapon me kosore në dorë

Publikohen pamjet nga momenti i përplasjes mes dy familjeve në Pukë, ku si pasojë mbetën të plagosur 3 persona, Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku. Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie. ‘Balkanweb’ raporton se mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku. Familja Zefi ka reaguar duke thënë për Balkanweb se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.