LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 13:01

NUK MBAN MË UJË PILAFI! MARIN MEMA "DEGJENERON" HAPUR FARE POLITIKANËT: MASKARENJ QË ...

Gazetari Marin Mema ka publikuar një reagim të fortë, ku krahason sakrificat e figurave të mëdha të historisë shqiptare me realitetin politik të ditëve të sotme.

Sipas tij, rilindësit dhe patriotët shqiptarë hoqën dorë nga pasuria, karriera dhe privilegjet për t’i shërbyer vendit, ndërsa politika e sotme, në shumicën e rasteve, e ka kthyer pushtetin në një mjet përfitimi personal.

Mema sjell në vëmendje emra si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, Frashërinjtë, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe shumë figura të tjera që, sipas tij, sakrifikuan gjithçka për kombin.

Ai kritikon edhe mënyrën se si trajtohet sot trashëgimia e tyre, duke theksuar se shumë prej shtëpive dhe vendeve të lidhura me këto personalitete janë lënë në harresë ose janë degraduar.

“Nuk ka interes të përkujtohen siç duhet këta burra, sepse ata na kujtojnë një kohë kur mbi gjithçka qëndronte kombi. Sot, i njëjti komb shihet vetëm si një mundësi për ta rrjepur”, shkruan Mema.

Në fund të reagimit të tij, gazetari ngre pyetjen nëse ekziston sot qoftë edhe një politikan që do të ishte i gatshëm të sakrifikonte pasurinë personale për të mirën e shqiptarëve, duke lënë të kuptohet se përgjigjja është negative, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE