LAJME / E Mërkurë 23 Gusht 2023, 13:01

Nuk kanë të ndalur italianët, turistet vjedhin një shumë parash në një lokal në Vlorë (Video)

Sot rreth orës 11:00 në një lokal në qytetin bregdetar të Vlorës, dy turiste italiane kanë vjedhur një sai të konsiderueshme kartmonedhash në euro.

Pronari i lokalit ka njoftuar tanimë policinë, ndërsa ka bërë thirrje që t’i kthejnë pranë lokalit ose në rajonin e policisë.

Ky nuk është rasti i parë ku turistët italianë përfshihen në situata të tilla.