
Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar një dedikim të ndjerë për të riun Ermando Nasufi, që humbi jetën një natë më parë duke vaditur arën e tij me misër. Kritik ndaj politikave qeveritare për fshatin, Braçe ka theksuar faktin se ky i ri punëtor e i ndershëm, humbi jetën pse nuk ka kushte për vaditjen e tokave. Ja postimi i Braçes:
ERMANDO NASUFI ISHTE NJE DJALE-NJE BIR, NJE BURRE, NJE BABA, NJE BUJK, NJE SHOK I DHENE PAS FSHATIT, NJEREZVE, HALLEVE E SHERBIMIT NDAJ TYRE; NE TE GJITHA SHEMBULLOR! Komunikimin e fundit e patem ne 26 GUSHT; PER FSHATIN E TIJ EDHE NJE HERE, njerezit e sherbimin ndaj tyre; PUNET E PERMIRESIMIN E DOMOSDOSHEM! Nuk e di cfare rastesie e tmerrshme eshte kjo, por me kerkoi dy gjera: ASFALTIMIN E RRUGES SE LAGJES SE SHKOLLES-premtuar, bere e lene deri ne shtresat e cakullit; NJE LINJE TE SHKURTER, PER TU CUAR UJIN NJEREZVE QE SHKOJNE GJATE CEREMONIVE MORTORE NE VARREZA! Nuk di, jam pa fjale! Ermandi u shua dje, ne mbremje, ne mes te parceles me MISER, ku po shtronte tubat e hekurt nga kanali per te vaditur, VA-DI-TUR nje prej kulturave bujqesore jetike; VA-DI-TUR MISER! Duhet te jete procesi me i mundshem e me i sigurt per cdo bujk; ja qe nuk eshte ende! Eshte nje dhimbje e pafund; Ngushellimi nuk mjafton kur ndodh nje tmerr i tille; zemra plas tek prinderit, gruaja, do jete nje mungese e tmerrshme per foshnjen e tij; por per cilindo te cilit i gjendej per cdo shqetesim, cdo hall!
