LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 00:12

Një ngjarje e rëndë sapo ndodhi në Komaran

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Komoran, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 19:00.

Sipas tij, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet e nevojshme hetimore.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, dy nga ta dyshohet se janë lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit,” ka deklaruar Pllana.

Të tre të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit, identifikuar të gjithë personat e përfshirë dhe sqaruar mënyrën se si ndodhi përleshja.

Autoritetet pritet të publikojnë informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE