LAJME / E Premte 4 Tetor 2024, 00:12

Niko Peleshi ofron mbështetje për një pensionist, ndjekësi i kthehet: Ky ka vdekur, gjej një pensionist tjetër për foto

Dy ditë më parë, ishte Dita Botërore e të Moshuarve, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi nuk mund të linte pa e shfrytëzuar për propagandë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me një pensionist, ku ofron mbështetje dhe përkujdesje për ta, duke nisur me bonusin e fundvitit.

“Në Ditën Botërore të të Moshuarve, mirënjohje për kontributin e vyer të gjeneratave që na kanë udhëhequr dhe kanë ndërtuar themelet e së ardhmes sonë. Po punojmë intensivisht për të siguruar që të moshuarit të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja ekonomike e vendit. Duke nisur me bonusin e këtij fundviti, do të shtojmë mbështetjen dhe përkujdesjen për ta, si një shenjë e mirënjohjes dhe e përkushtimit tonë për një Shqipëri ku askush nuk mbetet pas”, – shkruan Peleshi.

Por siç duket, deputeti socialist ka zgjedhur një foto të vjetër për të bërë propagandë, pasi pensionisti që ka shfaqur në foto ka ndërruar jetë.