LAJME / E Mërkurë 22 Korrik 2026, 17:05

Ngjarje ne vend, raportohen detajet

Një efektiv i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas policisë, viktima është shtetasi me iniciale Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren dhe punonjës i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri. Pistoleta është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale, ndërsa Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar çdo informacion që do të ndihmojë në dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

“Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit”, njoftoi sot policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE