LAJME / E Enjte 17 Gusht 2023, 22:10

Ngacmoi seksualisht 16 vjeçaren në banesën e saj, në pranga 65-vjeçari

Skënder Sulo, 65-vjeç është arrestuar ditën e sotme në Sarandë pasi ka tentuar që të ngacmojë seksualisht  një 16-vjeçare në banesën e saj.


“Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Skënder Sulo, 65 vjeç”- njofton policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.