LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 18:06

Nga miq në armiq brenda pak minutash, sherri me thika trondit qytetin - Detaje

Një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me përdorimin e thikës dhe plagosjen e një 26-vjeçari në qytetin e Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar vetëm pak orë pas incidentit.

Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçari Denis Hoxha, banues në fshatin Stan Karbunarë, dyshohet se ka goditur me thikë 26-vjeçarin Erbion Çerraga pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Lushnjës organizuan kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, duke bërë të mundur arrestimin e tij brenda pak orësh.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 19-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 48.160 euro dhe 7.200 dollarë, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara. Për këtë arsye, ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Burime policore bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit, si dhe për të verifikuar origjinën dhe autenticitetin e shumave monetare të sekuestruara.

Ndërkohë, emri i të plagosurit nuk është i panjohur për organet e drejtësisë. Në shkurt të vitit 2025, Erbion Çerraga u arrestua pasi plagosi me thikë një tjetër 26-vjeçar në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Në atë rast, ai u procedua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE