
Policia e Kurbinit ka derguar per ndjekje penale nje mjeke te njohur, pasi dyshohet se ka fshehur nje vrasje per te shpetuar shoqen e saj nga krimi i rende. Behet fjale per nje ngjarje te ndodhur ne Kurbin me date 30 prill, kur nje grua eshte shpallur sikur ka vdekur natyralisht, por qe nga hetimet ka rezultuar se e ka vrare vajza e saj.
Policia tha se janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.
Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Violeta Shpani, një shtetase 57-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme ne Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thike nënën e saj. Si edhe është proceduar penalisht një mjeke e cila e paraqiti rastin si vdekje natyrale dhe ruk raportoi në polici.
Ngjarja u raportua në datën 30 prill, ku asokohe u tha se një 85-vjeçare ndërroi jetë për shkaqe natyrale, por policia ngriti dyshime për një ngjarje të mundshme kriminale.
“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor” njoftoi policia sot, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
