LAJME / E Premte 12 Janar 2024, 14:02

Ndërroi jetë sot në gjykatën e Tiranës, profesori ishte kallëzuar nga ish-bashkëjetuesja për dhunë

Tiranë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjykatën e Tiranës.

Profesori Ilia Drini ndërroi jetë brenda ambienteve të kësaj gjykate pasi ishte paraqitur për një proces gjyqësor.

Ai ishte kallëzuar që në vitin 2020 nga ish-bashkëjetuesja e tij. Kjo e fundit, e kishte paditur për dhunë dhe përndjekje.

Ndërkohë sot, viktima, sot do të duhej të takohej me avokatin e tij për datën e gjyqit, ndërsa krejt papritur u ndje keq dhe ndërroi jetë.

Në dosje thuhet se ish-partnerja madje nga dhuna dhe presioni ka tentuar që të vriste veten.

‘Bashkëjetuesja e kishte kallëzuar. Ajo u detyrua që të bëhej ky kallëzim. Ishin intriga. Zonjës i bënin familjarët presion.”, tha avokati i profesorit që ndërroi jetë, Ndue Pjetra.