LAJME / E Mërkurë 23 Gusht 2023, 14:02

Nafta e zbuluar në Shpirag, Rama zbulon shifrën e investimit: Fillon me 3 miliardë euro dhe përfundon me...

Kryeministri Edi Rama njoftoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.


“Investimi, nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, pasi do të nisë puna për një sërë shpimesh për të krijuar kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie është 7 miliardë investim në vendin tonë.

Parashikon ndërtimin  e infrastrukturës .. ndarjen në gaz, naftë e sulfur dhe e treta ka një rëndësi të veçantë se krijon bazë”, ka deklaruar Rama.