LAJME / E Hënë 24 Qershor 2024, 20:08

Mozzik e ka ‘ngacmuar’ 5 vite më parë/ Këngëtari zbulon mesazhet me Lotininë në 2019

E dëgjuat para disa ditëve Mozzik kur tha se i ka shkruar të dashurës së tij Lotinës prej kohësh? Në një intervistë ai deklaroi se "Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.”


Dhe nuk ka gënjyer. Madje, së fundmi ka publikuar edhe mesazhet që i ka shkruar asaj në Instagram 5 vite më parë në 2019. Përmes disa Instastory, reperi ka punlikuar me screenshot, disa reply që i ka bërë në Instastory. Fillimisht një emoji me puthje e më pas disa kavanoza me mjaltë.


Gjithsesi, Lotina nuk i ka kthyer asnjë përgjigje asokohe.