LAJME / E Martë 21 Korrik 2026, 12:12

Momente dramatike në Austri, policia shpëton kosovaren në sekondat e fundit

Herët në mëngjes, policia e Linzit u thirr për një urgjencë mjekësore në të cilën një grua e re u gjet pa ndjenja në shtrat.

Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan e tij 26-vjeçare duke gulçuar në shtrat, transmeton albinfo.at.

Pasi fillimisht kontaktoi vëllain e tij me telefon, vëllai shkoi menjëherë në apartament dhe me të mbërritur thirri shërbimet e urgjencës .

Zyrtarët policorë mbërritën në vendngjarje në të njëjtën kohë me ekipin e ambulancës.

Policët së bashku me paramedikët, menjëherë filluan përpjekjet për të ringjallur gruan pa ndjenja, shkruan kurier.at. Ata kryen kompresime në gjoks, ndërsa disa minuta më vonë mbërriti mjeku i urgjencës dhe mori përsipër koordinimin e mëtejshëm mjekësor, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE