LAJME / E Hënë 12 Shkurt 2024, 00:12

Miu lëviz lirisht nëpër oborrin e ‘BBV’/ Video bëhet virale

Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një incident i pazakontë i filmuar në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Banorëve shpesh u është tërhequr vëmendja për neglizhencë pastërtie, por kjo video tregon gjithçka për higjienën në shtëpinë e ‘VIP-ave’.

Teksa Romeo, Lisi dhe Endrik po bisedonin në oborrin e shtëpisë, kamera kap momentin kur një mi gjigand kalon pas tyre dhe reagimi i banorëve ishte i menjëhershëm.

Videoja me nota humori është duke qarkulluar me shpejtësi në rrjet ku nuk kanë munguar as komentet ironike për banorët që bëjnë minimumin për të mbajtur pastër shtëpinë,

problem i cili është bërë shpesh edhe burim debatesh të forta mes tyre.

<div style="width: 100%; height: 0px; position: relative; padding-bottom: 70.588%;"><iframe src="https://streamable.com/e/a95mme?quality=highest" frameborder="0" width="100%" height="100%" allowfullscreen style="width: 100%; height: 100%; position: absolute;"></iframe></div>