
Qemal Çala është 63 vjeçari që humbi jetën pasditen e djeshme në aksin Cërrik-Mollas. Ai drejtonte një automjet “Smart” dhe pasagjer kishte 22 vjeçarin Drilon Tabaku, i cili gjithashtu ndërroi jetë në vendngjarje.
Mjeti i tyre është përplasur nga mbrapa nga një mjet Mercedes Benz dhe nga goditja e fortë, përveçse është shtypur komplet në pjesën e pasme, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arën krah saj.
Mësuesi Qemal Çala dyshohet se ka frenuar për të shmangur shtypjen e një qeni që i kishte prerë rrugën dhe në pak çaste pas tyre ka shkuar me shpejtësi të madhe mjeti Mercedes Benz. Nga përplasja, edhe drejtuesi tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, ka mbetur i plagosur.
Ikja e parakohshme nga jeta e Qemal Çalës dhe të riut Drilon Tabaku ka tronditur familjet e tyre, ndërsa shkolla në Mollas ku 63 vjeçari jepte mësim, ka ndarë një mesazh ngushëllimi.
Familja ka hapur dyert e mortit dhe ka njoftuar të gjithë miqtë, kolegët dhe të njohurit e tjerë për ikjen e tij të parakohshme, ndërsa mesazhet e nxënësve dhe prindërve të tyre për vdekjen e mësuesit të tyre të dashur janë të shumta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
