LAJME / E Mërkurë 26 Qershor 2024, 22:10

‘Çmendet’ moti/ Stuhi shiu dhe breshëri bën 'kërdinë' në këtë vend

Reshjet e dendura me shi e breshër kanë shkaktur probleme në rrugët e qytetit të Kukësit, në lagjet 1,2 dhe lagje të re.


Sasia e madhe e reshjeve ka bërë që kolektorët mos të përballojnë prurjet duke shkaktuar përmbytjet e disa rrugëve në qytet.

Ndërkohë reshjet e shiut janë shoqëruar me breshër, ku një kokërr breshëri kap diametrin 3 deri në 5 centimetra. Breshëri ka përfshirë zonat administrarive Shtiqën, Bicaj e Surroj.