LAJME / E Hënë 15 Prill 2024, 21:09

”Çmendet” 63-Vjeçari, Tenton Të Godasë Gjykatësen Gjatë Seancës. Gjykata E Fierit E Lë Në Burg

Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur arrest me burg për shtetasin J. K, për veprën penale “ Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”.

63-vjecari, banues në Sarandë, u ndalua pas kundërshtimit të vendimit gjatë një seance gjyqësore për çështje pronësie ku tentoi të godiste gjykatësen me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë dhe se prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore i përkiste atij.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të çështjes vendosi masën e sigurimit “ arrest me burg” për personin nën hetim.