LAJME / E Enjte 28 Shtator 2023, 01:01

Megaoperacioni i policisë, arrestohen 2 persona në Pogradec

Dy persona nga Pogradeci janë arrestuar për llogari të Elbasanit nga drejtoria e forcave operacionale të Tiranës.

Ndërkohë burime për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi bëjnë me dije se operacioni momentalisht është në proces dhe urdhrat e ndalimit nga prokuroritë përkatëse po implementohen tani.

Ndër dy të shoqëruarit është një grua e identifikuar si Klea Gjata dhe një burrë ende i paidentifikuar.

Paraprakisht asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim. Sa i takon personit tjetër, dyshohet si i përfshirë në një ngjarje kriminale.