LAJME / E Shtunë 9 Dhjetor 2023, 15:03

"Më pështyn në fytyrë"/ La Kishën për “OnlyFans”, 36-vjeçarja tregon arsyet: Ndryshe predikojnë dhe ndryshe bëjnë...

Një ish-modele e cila kishte nisur punën në kishë vendosi që t’i kthehet sërish modelingut, mirëpo tani beson se është “më pranë Zotit se kurrë”.

Ana Akiva, 36 vjeç, nga Kisha Fuxico Gospel në Brazil njoftoi se po e kthen vëmendjen te OnlyFans, mirëpo në një moment tjetër nuk e përjashton mundësinë e rikthimit.

"Unë besoj se prodhimi i përmbajtjes sensuale nuk më pakëson mua si bijë të Zotit apo si person," tha Akiva për CEN.

Ajo tregon arsyen se përse vendosi që të largohej.

“Fillova të shoh se kisha është një mjedis i korruptuar, është edhe më i keq se bota e jashtme, sepse atje një gjë predikojnë dhe një gjë bëjnë. Jo të gjithë, por një pjesë e madhe e tyre janë të korruptuar”.

Një arsye tjetër që e bëri të ndryshonte drejtim ishte bashkëshorti i saj klerik, për të cilin thotë se e shtypte.

“Kur u martova, ai më ndaloi të punoja jashtë shtëpisë dhe të kisha miq. Ai jetoi për familjen dhe kishën e tij. Është e vështirë të jesh e lumtur pranë dikujt që të kontrollon jetën dhe që nuk të ngre kurrë, që të quan plehra, që të pështyn në fytyrë, shumë gra e kalojnë këtë në kishë dhe vuajnë në heshtje si unë”, tha ajo.