Ditën e sotme Gjykata e Lartë vulosi dënimin me 32 vite burg për shtetasen Marjana Çmeta, e cila në vitin 2017, i mori jetën vjehrrës së saj.
Sipas “OraNews“, në një vendim të dhënë në 28 nëntor të 2020, e reja ishte dënuar me 32 vite heqje lirie.
Ndonëse ajo ankimoi së fundmi kohën e dënimit, treshja e Gjykatës, vendosi ta rrëzonte kërkesën e saj.
Kujtojmë se pas konflikteve të përjetuara me njëra-tjetrën, Marjana Çmeta helmoi me fotoksinë vjehrrën e saj, Lirie Lame.
Para togave të zeza, Marjana ka mohuar akuzat për vrasjen e Lames duke u shprehur se nuk mban mend asgjë.
Mirëpo krimi i rëndë u zbulua falë këmbënguljes së Oltit, ish-bashkëshortit të saj, i cili zbuloi videon që kishte regjistruar një hoxhë, tek i cili nusja shtatzënë rrëfeu me detaje se si e helmoi vjehrrën.
Pavarësisht se nuk jetonte më me të, Marjana ishte e bindur që kjo e fundit i kishte bërë magji, ndaj vendosi që t’i merrte jetën.
Tek Hoxha Hysen Shehu, ajo u rrëfye për 72 minuta duke i treguar sesi e kishte bërë vjehrrën të pinte “lëngun magjik”, duke i thënë se ishte një pije e që e konsumonin të gjithë për të shmangur sherret në familje. Por në fakt, lëngu ishte ishte fostoksinë.
Hoxha e regjistroi të renë dhe e denoncoi në Polici. Kjo video, i shërbeu edhe Prokurorisë për të ngritur akuzën mbi nusen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE