
Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviç, i cili është dhunuar nga shërbimi sekret serb (BIA), pasi publikoi një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Adem Jasharit në Prekaz, ka rrëfyer për “The Guardian” kalvarin e tij pasi u rrëmbye nga BIA.
Sanduloviç ka treguar se dhuna e ushtruar ndaj tij i ka lënë të paralizuar në anën e djathtë të turpit, duke e bërë edhe të paaftë për të ecur. Sipas rrëfimit të tij, ai është rrëmbyer më 3 janar, rreth orës 15: 20 nga tre automjete që transportonin agjentë të shërbimit sekret të BIA-s të Serbisë, jashtë shtëpisë së tij në zonën e Senjakut të Beogradit.
Politikani opozitar është shprehur se agjentë ja kishin thënë qartë pse po e rrëmbenin, dhe arsyeja ishte se ai vetë ka guxuar të kërkonte falje për krimet e kryera nga serbët në fundi i viteve 1990.
“Një ditë pasi postova videon në rrjetet sociale duke thënë ‘më fal’ teksa vendosa lule te varri i vajzës së re, e cila, po, ishte në lidhje me një themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila udhëhoqi revoltën kundër sundimit serb, unë mora kërcënime.”, tha ai.
Po ashtu ai ka rrëfyer se është rrahuar shumë fort sa ka humbur edhe ndjenjat, ndërsa shton se agjentët e BIA-s e kanë detyruar të puthte fotografitë në mur, të agjentëve që kishin vdekur në Kosovë.
“Pastaj kur filluan rrahjet më goditën aq fort sa humba ndjenjat. Në furgon më goditën në kokë, më goditën me grusht në fytyrë dhe më goditën me shkelma. Në hollin e selisë së BIA-s ma hoqën këmishën dhe më detyruan të gjunjëzohesha dhe të puthja fotografitë në murin e agjentëve që kishin vdekur në Kosovë. Ata vazhduan të pyesnin se kush qëndronte pas vendimit tim për të vizituar vendin e varrimit, kush po më jepte ryshfet për të bërë gjëra të tilla”, tregona ai.
Por, kalvari i Sanduloviç nuk ka përfunduar me kaq, ai tha për “The Guardian”, se është torturuar për 6 orë.
“Tortura, zgjati gjashtë orë. Ata u ulën në të dyja këmbët e mia, më tërhoqën krahët dhe ma kthenin kokën mbrapa, ndërkohë që videografonin skenat dhe bërtisnin ‘tradhtar’. Në fund thashë: “Nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve. Më vrisni ose telefononi një mjek”, tha Sanduloviç.
Për Aleksandar Vulin, ish-shefin e inteligjencës së vendit, i cili pranoi se kishte urdhëruar arrestimin, veprimet e Sanduloviçit në mbështetje të Kosovës meritonin një dënim shumë më të madh.
Agjentët e BIA-s, tha ai për gazetën Novosti, me të vërtetë e kishin marrë atë, por nuk kishin përdorur çdo forcë fizike, taktika që shërbimet e tjera sekrete padyshim do të kishin përdorur.
“Nëse Sanduloviç do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Himmlerit, Mossad do ta kishte vrarë… Unë i kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj më shumë”, është shprehur ai.
