
Foshnjat e lindura në minutat e para të vitit 2026 kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë përmes programit “Bonusi i bebes”.
Gjatë takimeve, zv.ministrja Eugena Tomini përcolli urimet për familjet dhe dorëzoi çekun e “Bonusit të bebes”, mbështetja direkte financiare që përfiton çdo fëmijë i porsalindur në Shqipëri.
Programi universal “Bonusi i Bebes” mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë në mbështetje të familjeve, duke garantuar përfitim financiar për çdo lindje, pavarësisht kushteve sociale apo ekonomike, si dhe duke synuar nxitjen e rritjes së natalitetit në vend.
Që nga viti 2019, më shumë se 245 mijë foshnja kanë përfituar nga kjo skemë. Shuma e bonusit varion nga 400 mijë leke të vjetra deri në 1 milion e 200 mijë lekë te vjetra, në varësi të rendit të lindjes.
Për lindjet e shumëfishta, përfitimi është 80 mijë lekë për secilën foshnjë në rastin e binjakëve dhe 120 mijë lekë te reja për secilën foshnjë për trinjakët ose më shumë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën me dije se do të vijojë forcimin e politikave sociale në mbështetje të familjeve, me qëllim garantimin e një fillimi të sigurt dhe dinjitoz për çdo fëmijë që vjen në jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
