
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Team” është arrestuar 30-vjeçari Mendim Domi.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
30-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
