LAJME / E Hënë 17 Mars 2025, 00:12

"Mallkimi" i familjes Mimimi në Pogradec, sot humbi jetën 55-vjeçari, 25 vite më parë i ati u përplas për vdekje tek i njëjti vend

Ilir Mimimi, 55 vjeç, humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku mëson se në vitin 2000, 25 vite më parë, babai i 55-vjeçarit është përplasur për vdekje nga një makinë në të njëjtin vend.

Ilir Mimimi, këmbësor, ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin u largua.

Policia ka arritur të gjejë mjetin e braktisur. Mësohet se shoferi e kishte fshehur makinën te ish-stacioni i Trenit në Gur të Kuq dhe është larguar në këmbë. Ai gjithashtu ka hequr targat e makinës, por policia e ka identifikuar dhe po e kërkon./vizionplus.tv