LAJME / E Diel 11 Shkurt 2024, 18:06

Makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët, plagoset 8-vjeçarja në Belsh

Një 8-vjeçare mbeti e plagosur këtë të diel në Belsh pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”.

8-vjeçarja, e cila udhëtonte me të atin, sipas policisë, ka marrë dëmtime të lehta.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë së Belshit./tvklan.al