
Si pasojë e të shtënave, një kalimtar i rastit ka pësuar një gërvishtje dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës. Sipas autoriteteve, lëndimet e tij janë të lehta.
Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa me autorizim të Prokurorit të Shtetit është kryer kontroll në shtëpitë e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë zjarri, një gëzhojë dhe një karikator, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në kuadër të hetimeve.
Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë lidhur me rastin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, njëri prej të dyshuarve është ndaluar për 48 orë, ndërsa personi tjetër është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij hetimet do të vazhdojnë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë në këtë rast, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
