LAJME / E Martë 3 Shkurt 2026, 08:08

LAJM I MADH! Do paguheni me shume, ja nga sa LEK shtohen në xhepin tuaj (Perfituesit)

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar planin për indeksimin dhe rritjen e pagave për vitin 2026, duke synuar mbrojtjen e fuqisë blerëse të punonjësve të shtetit përballë inflacionit.

Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka detajuar projektvendimin që prek mijëra punonjës të administratës qendrore dhe vetëqeverisjes vendore.

Sipas relacionit, ky indeksim prej 2.5% do të hyjë në fuqi me efekt prapaveprues nga 1 janari 2026. Për disa kategori, rritja nuk është thjesht një indeksim, por një politikë e mirëfilltë mbështetëse që shkon deri në 10,000 lekë në muaj.

Rritja e pagave varion ndjeshëm bazuar në pozicionin dhe klasifikimin e punonjësit. Ja si ndryshojnë shifrat për 5 kategoritë kryesore:

Përveç punonjësve mbështetës që marrin rritjen më të madhe, projektvendimi parashikon rritje të diferencuara për klasat e mesme drejtuese dhe ekzekutive:

Kjo nismë pritet të ketë një kosto të konsiderueshme në buxhetin e shtetit, e cila është parashikuar paraprakisht në ligjin për buxhetin e vitit 2026.

Shënim: Ky indeksim bazohet në normën e parashikuar të inflacionit prej 2.5%, duke siguruar që rritja e çmimeve të mos gërryejë pagat e punonjësve të sektorit publik.

Qeveria synon që përmes këtij projektvendimi të rrisë konkurrueshmërinë e administratës publike në raport me sektorin privat, si dhe të mbajë stafin e kualifikuar në bashkitë e vendit, ku pagat historikisht kanë qenë më të ulëta se në nivelin qendror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE