
Janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tronditi qendrën e Podujevës, ku një person i armatosur dyshohet se hapi zjarr ndaj disa qytetarëve
Në videon e siguruar, shihet momenti kur një polic civil ndërhyn dhe neutralizon personin e armatosur, pak çaste pasi ky i fundit dyshohet se kishte shtënë me revole në shesh.
Sipas informacioneve të deritahme që ka siguruar IndeksOnline, si pasojë e të shtënave disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat po u ofrojnë ndihmë të lënduarve dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
