LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 12:12

Ky është 51-vjeçari nga Gjakova që humbi jetën në aksident në Gjermani

Një lajm i trishtë ka prekur familjen Ndue, të afërmit dhe bashkëqytetarët nga Gjakova. Franc Ndue, 51 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në qytetin e Nürnbergut, në Gjermani.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ndërsa 51-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Familjarë, miq dhe të afërm kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe kujtimesh për të ndjerin, duke e përshkruar atë si një njeri me vlera të larta njerëzore, mik të respektuar dhe bashkatdhetar të përkushtuar.

Në njoftimin mortor të publikuar nga familja thuhet:

“Me largimin e tij humbëm një shok të çmuar dhe një shqiptar të vërtetë, i cili do të mbetet përherë në kujtimet dhe zemrat tona.”

Vdekja e Franc Ndue ka lënë pas pikëllim të madh te familja dhe te komuniteti shqiptar në Gjermani, ku ai jetonte dhe vepronte prej vitesh.

Në ditët në vijim pritet të bëhen të ditura detaje të tjera lidhur me ceremoninë mortore dhe lamtumirën e fundit që do t’i jepet 51-vjeçarit.

Në këto momente të vështira, familjes Ndue, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke u uruar forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE