
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e udhëheqë qeverinë më të korrruptuar në historinë e re të Kosovës.
Ajo në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka përmendur fushën e energjisë, duke thënë se Kurti ka abuzuar me miliarda euro në dëm të taksapaguesve kosovarë.
“Albin Kurti e udhëheqë qeverinë më të korruptuar në historinë e re të Republikës së Kosovës. Janë mbi 2 mijë kontrata njëburimore. Janë të specifikuara me ligj kontratat të cilat duhet të jenë njëburimore, ato janë kryesisht në fushën e sigurisë dhe klasifikimi i tyre bëhet për çështje
të sigurisë kombëtare. Por, nuk mund të ketë kontratë njëburimore për letra tualeti, ose për produkte të tjera për të cilat duhet të ketë tender te hapur.
Çitaku gjithashtu u shpreh se në këtë fushë ka pasur skandale të mëdha dhe se Kurti e ka mbajtur Kosovën të varur.
Mos të flasim më tej për skandalet e mëdha në fushën e energjetikës. Ky njeri ka abuzuar me miliarda euro në dëm të taksapaguesve kosovarë. E ka mbajtur Kosovën të varur në fushën e energjisë”, deklaroi ajo./Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
