LAJME / E Martë 7 Korrik 2026, 01:01

Kujdes nga e enjtja! Meteorologia befason me parashikimin e motit, ja çfarë na pret…

Meteorologia Lajda Porja ka dhënë detaje lidhur me parashikimin e motit të ditët në vijim. Ajo theksoi se temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik.

Sipas saj të hënën pritet një maksimum prej 33°C, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një rritje të lehtë në rreth 34°C.

Ajo theksoi se gjatë këtyre tre ditëve në zonat malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani, qarku i Korçës do të ketë rrebeshe shiu.

Duke filluar nga dita e enjte, Porja theksoi se masat e nxehta afrikane do të rikthehen në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. Kjo valë e të nxehtit ekstrem parashikohet të zgjasë të paktën 5 deri në 6 ditë.

Ndër të tjera ajo tha se gjatë fundjavës, temperaturat do të rriten dita-ditës dhe mund të arrijnë në 39°C apo 40°C. Sipas saj nga data 9 korrik e në vijim priten vlerat më të larta të këtij muaji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE