LAJME / E Martë 21 Nëntor 2023, 14:02

Korçë/25 vjeçarja me Range Rover dhe pa patentë, prangoset

Një 25 vjeçare është ndaluar dhe arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi ka qenë duke drejtuar një automjet pa pasur leje drejtimi.

DVP Korçë/Vihen në pranga 1 shtetase për veprën penale të drejtimit të automjetit pa leje drejtimi

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasen K. J., 25 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip “Range Rover”, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.