LAJME / E Premte 14 Qershor 2024, 22:10

Koka e një njeriu gjendet në ujërat greke

Një kafkë njeriu është gjetur në det, mesditën e sotme, në zonën detare të Rachonit në Thassos të Greqisë, raporton noa.al.

Sipas Rojes Bregdetare, në vendngjarje shkuan zyrtarë të Autoritetit Portual të Thasos, ku morën kafkën e njeriut, e cila do të dërgohet në laborator për nekropsi.

Hetimet paraprake kryhen nga Reparti Portual Thassos pranë Autoritetit Portual Qendror Kavallë.

Autoriteti Portual tha se ende nuk është në gjendje të japë të dhëna për gjetjen tronditëse. /noa.al