LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 21:09

“Kjo racë autokratësh kalëron mbi varfërinë dhe papunësinë e njerëzve” – Deklarata e Ramës si opozitar që po bën xhiron e rrjetit (VIDEO)

Në kohën kur fliste nga pozitat e opozitarit, Edi Rama artikulonte një të vërtetë të hidhur mbi natyrën e pushtetit në Shqipëri.

“Për këtë racë autokratësh njerëzit duhet të jenë të varfër sepse janë më të kollajshëm si zgjedhës… këta kalërojnë mbi dëshpërimin e njerëzve që t’i gënjejnë me një thes miell, t’u shtrojnë një rrugicë apo t’u marrin kartën e identitetit për 50 mijë lekë”, shprehej Rama për qeverinë asokohe.

 

Sot, pas më shumë se një dekade në pushtet, kjo deklaratë nuk tingëllon më si një akuzë ndaj paraardhësve, por si një diagnozë e saktë e qeverisjes së tij aktuale.

Prej më shumë se një muaji e gjysmë, Shqipëria po përballet me protesta masive popullore. Sheshet dhe rrugët e vendit janë mbushur nga qytetarë që nuk kërkojnë thjesht ndryshim emrash në zyra, por fundin e një sistemi që i ka varfëruar dhe i ka detyruar të emigrojnë.

Ironikisht, revolta e sotme ushqehet pikërisht nga ato fenomene që Rama denonconte dikur: varfëria ekstreme, përdorimi i ndihmave selektive, premtimet e ricikluara për “asfalt e ujë” dhe kontrolli i votës përmes patronazhistëve apo presionit ekonomik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE