
Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur më 22 qershor 2026 në Francë i ka marrë jetën Besire Kolgeci-Baraliut nga fshati Bukosh, duke tronditur familjarët, të afërmit dhe gjithë komunitetin nga vjen ajo.
Sipas raportimeve të mediave, të cilat citojnë familjarët, në të njëjtin aksident kanë mbetur të lënduar edhe bashkëshorti i saj, Lulzim Baki Baraliu, si dhe dy djemtë e familjes. Ata po marrin trajtim mjekësor në një spital në Bazel, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Lajmi për vdekjen e Besire Kolgeci-Baraliut ka shkaktuar pikëllim të madh në vendlindjen e saj dhe në mesin e bashkëatdhetarëve që jetojnë në mërgatë. Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe ngushëllimi, ndërsa familjarët dhe miqtë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e saj të parakohshme.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje shtesë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa autoritetet kompetente pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të hetimeve.
Po ashtu, deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim apo njoftim zyrtar nga kryetari i komunës lidhur me këtë ngjarje tragjike.
Ndërkohë, familjarët dhe të afërmit po luten për shërimin sa më të shpejtë të bashkëshortit dhe dy djemve të së ndjerës, të cilët vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
