LAJME / E Hënë 21 Gusht 2023, 23:11

Kërkohet “koka” e Presidentit që puthi në buzë lojtaren

Qëndrimi i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales gjatë dorëzimit të medaljeve për lojtaret që fituan Kupën e Botës dhe puthja ndaj Jenni Hermosos kanë tronditur skenën politike.

Nga politikanët tek organizatat që mbrojnë të drejtat e grave kërkojnë që ajo të largohet nga detyra. Disa e kanë konsideruar atë një gjest “dhunë seksuale”.

“Të mos e marrim si të mirëqenë që të puthësh pa pëlqim është diçka që “ndodh”. Është një formë e dhunës seksuale që gratë e vuajnë çdo ditë dhe deri më tani e padukshme dhe që ne nuk mund ta normalizojmë.

Është detyrë e gjithë shoqërisë. Pëlqimi në qendër. Vetëm po është po” është një prej reagime në Spanjë.

“Ajo që ne të gjithë mendojmë, nëse e bëjnë këtë me gjithë Spanjën duke parë, çfarë nuk do të bëjnë privatisht. Dhuna seksuale ndaj grave duhet të marrë fund” është një tjetër deklaratë.

Ministrja e Kulturës dhe Sportit denoncoi se “është e papranueshme të puthësh në buzë një lojtare për ta uruar” dhe kujton se mesazhi i atyre që kanë përgjegjësi publike duhet të jetë “barazia dhe respekti”.

I fundit që iu bashkua reagimeve për gjestin e presidentit ishte legjenda e Realit të Madridit, Iker Casillas në rrjetet e tij sociale me një pyetje ironike “Ka dhënë dorëheqjen apo jo?”.