LAJME / E Diel 4 Qershor 2023, 23:11

Keni gazra pas ngrenies? Ushqimi i cili do t’ju lehtesoj nga ky problem qe eshte tejet

Gazrat e stomakut shkaktohen kryesisht nga gëlltitja e pavullnetshme e ajrit gjatë ushqyerjes por edhe për shkak të shpërbërjes së ushqimit në zorrën e trashë. Ushqime të caktuara siç janë fasulet, dardhat, brokoli, kërpudhat, qumështi, drithërat e plota dhe mollët kontribuojnë në shtimin e gazrave në stomak.

Si të pakësoni gazrat e stomakut pas ushqyerjes

Ekspertët të cilëve thonë se hapi i parë drejt pakësimit dhe elim inimit të gazrave të stomakut është pa dyshim kaf shimi dhe përtypja e ushqimit. Ushqimi duhet përtypur mirë përpara se të gëlltitet dhe të tretet më lehtë.

Hapi i dytë i rëndësishëm është që pas të ngrënit të qëndroni ulur por drejt në mënyrë që të zbutet presioni abdominal dhe të lehtësohet nxjerrja e gazrave.

Një hap tjetër i rëndësishëm është ecja pas konsumit të një vakti. Ecja ndihmon shumë për tretjen, pakësimin e gazrave dhe të fryrjes që shfaqet pas ngrënies.

Hapi i katërt është pirja e menjëhershme pas vaktit të çajit të nenexhikut i cili qetëson muskujt e përfshirë në sistein tretës duke lehtësuar nxjerrjen e gazrave. Studimet shkencore mbi këtë çështje konfirmojnë se ushqimet e pasura me probiotikë janë shumë të rëndësishëm në pakësimin e gazrave të stomakut.

Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale.

Probiotikët ndihmojnë për të barazpeshuar nivelin e mikro organizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet; na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm; pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm; prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Një ndër ushqimet më të pasura me probiotikë është kefiri por edhe kosi, lakra turshi e bërë në shtëpi, çokollata e zezë, bananet dhe domatet.

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni do zën e ushqimeve që shkatërrojnë bak teret e shëndetshme. Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve.