LAJME / E Hënë 5 Qershor 2023, 10:10

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Këngëtarja Shakira vazdon të jetë në qendër të vëmendjes për çdo gjë që ndodh në jetën e saj. Këngëtarja u kthye së fundmi në Barcelonë me djemtë e saj vetëm dy muaj pasi nisi një jetë të re në Miami pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique.

Këngëtarja, 46 vjeçe, do të jetë në kryeqytetin katalanas me djemtë e saj Milan, 10 dhe Sasha, 8 vjeç, të cilët i ndan me ish-futbollistin Gerard Pique, për t’i lejuar fëmijët të kalojnë kohë në shtëpinë e babait të tyre.

La Vangardia raporton se Shakira, e cila e ka quajtur qytetin spanjoll shtëpinë e saj për më shumë se një dekadë, do të kthehet dhe do të kalojë disa ditë me familjen e saj. Më pas ajo pritet të shkojë për të vizituar babanë e saj të moshuar William Mebarak në Kolumbi, i cili thuhet se do t’i nënshtrohet një operacioni në qytetin e tyre të lindjes, Barranquilla.

Këngëtarja e “Hips Don’t Lie” fillimisht e vonoi zhvendosjen për në Miami për shkak se babai i saj u sëmur. Ajo përfundimisht u zhvendos në prill pas ndarjes së saj nga Pique pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.