
Trëndafile Visha, gazetare dhe drejtuese e Gazetës Shqiptare deri në ditët e fundit të publikimit, gazetë në të cilën punonte edhe Enrik Mehmeti, i ka dedikuar disa vargje rrëqethëse ikjes së parakohshme të gazetarit vlonjat.
“Lamtumirë, shoku im i udhës”, shkruan Filja, ndërsa kujton mëngjesin kur Enriku ju bashkua për herë të parë gazetës që ajo drejtonte dhe mbrëmjen e së shtunës kur ai u largua përgjithmonë nga familja, miqtë dhe gjithë të dashurit.
“Erdhe me një copë diell dhe ike me një copë mbrëmje. Sa udhë e shkurtër”, vijojnë vargjet e saj, ndërsa me trishtim kujton se fati i tij i jetimit tani shoqëron edhe dy fëmijët e Rikut, siç e thërrisnin të gjithë, vajzën e mitur dhe djalin që ende nuk është bërë dy muajsh.
“Kaq ishte… Kaq udhëtimi i një jetimi. Një jetimi që njerëzve u fali, çikë e nga një çikë, zemrën. E sot… Një copë zemër prej dielli mbeti si farë në buzët e dy jetimëve të vegjël, si shenjë se udha përsëritet… se nuk ka të sosur”, shkruyan Trëndafile Visha.
Vargjet e plota të ish-drejtueses Trëndafile Visha, për Enrik Mehmetin:
Erdhe me një copë diell
dhe ike me një copë mbrëmje.
Sa udhë e shkurtër!
Sytë e tu puthën për herë të fundit buzët e qytetit,
detin, malin, erën.
E tani…
ti qesh larg… diku tjetër.
Kaq ishte…
Kaq udhëtimi i një jetimi.
Një jetimi që njerëzve u fali, çikë e nga një çikë, zemrën.
Një copë zemër prej dielli mbeti si farë
në buzët e dy jetimëve të vegjël,
si shenjë se udha përsëritet…
se nuk ka të sosur.
E rëndë të të përcjellësh.
I rëndë qielli mbi shpinë.
Të të thuash lamtumirë…
Me këmbët zbathur.
Kaq ishte. Kaq.
Udhëtimi yt prej ere u këndon hapave përtej nesh.
Kolegu, miku dhe shoku im i udhës.
ENRIK MEHMETI, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
