LAJME / E Mërkurë 22 Nëntor 2023, 17:05

Kamioni bie nga ura! Aksident i rëndë në Selanik (VIDEO)

GREQI- Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të Selanikut me PATHE-në, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Automjeti i rëndë ka qenë duke lëvizur në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit, kur në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura.

Sipas informacioneve drejtuesi i kamionit është një turk 50 deri në 55 vjeç. Pas aksidentit ai ka dalë vetë nga mjeti i rëndë dhe sapo ka mbërritur ambulanca ka qenë në vetëdije. Pak më vonë ai u dërgua në spitalin Papanikolaou pasi kishte marrë plagë në anën e majtë të trupit.

@radiothessaloniki945 Φορτηγ? ?πεσε απ? γ?φυρα στην εξωτερικ? περιφερειακ? #rthess #thessaloniki #rain #accident ? original sound - Radio Thessaloniki 94,5
? original sound – Radio Thessaloniki 94,5