LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 16:04

Çka po ndodhë me qumshtin Vita! Inspektoriati jep lajmin e fundit

Shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar, Eroll Shehu, ka deklaruar se ende nuk ka rezultate përfundimtare nga analizat laboratorike që lidhen me inspektimin e kryer në fabrikën e qumështit “Vita”.

Në një konferencë për media, Shehu foli për zhvillimet e fundit lidhur me kontrollet e realizuara në këtë fabrikë, duke theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe me vendimin e ministrit.

Sipas tij, inspektimi është kryer gjatë ditës dhe brenda orarit zyrtar të punës, ndërsa aktualisht autoritetet janë në pritje të rezultateve laboratorike, të cilat pritet të japin një pasqyrë të qartë mbi gjetjet e inspektimit.

“Inspektimi është bërë si kërkesë e vendimit të ministrit, i cili është zbatuar gjatë ditës, gjatë orarit. Sa i përket ciklit të inspektimit, inspektimi ka qenë transparent, tërë kohën i kemi pasur kamerat rreth vetes dhe është në proces të pritjes së rezultateve nga laboratori”, deklaroi Shehu.

Ai theksoi se procesi i inspektimit është zhvilluar me transparencë të plotë dhe se gjatë gjithë kohës ekipet inspektuese kanë qenë të dokumentuara me kamera, me qëllim garantimin e korrektësisë së procedurës.

Shehu nuk dha detaje mbi rezultatet e mundshme, duke nënvizuar se autoritetet nuk do të nxjerrin përfundime pa përfunduar analizat laboratorike.

Çështja e fabrikës së qumështit “Vita” ka tërhequr vëmendje të madhe publike ditët e fundit, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se rezultatet zyrtare do të publikohen sapo të përfundojnë të gjitha analizat dhe procedurat përkatëse.

Deri atëherë, autoritetet kanë bërë thirrje që të pritet përfundimi i procesit zyrtar, duke shmangur spekulimet mbi rezultatet e inspektimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE