LAJME / E Enjte 2 Maj 2024, 22:10

“Ju bënë rreth 100 pyetje”, Klodiana Lala zbulon detajet e bujshme: Ja për çfarë u pyet Veliaj në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në një emision televiziv, zbuloi se për çfarë u pyet kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dy ditë më parë, teksa qëndroi mbi 7 orë në ambientet e SPAK.

Lala u shpreh se ka informacion që Veliajt i janë drejtuar rreth 100 pyetje, ku teksa zbulon një pjesë të tyre, deklaron se mbetet e paqartë këmbëngulja e prokurorëve për të ditur më shumë për disa nga udhëtimet e kryetarit të bashkisë.

Të gjitha këto më bëjnë të kuptoj se Erion Veliaj kishte krijuar një imazh të rremë në opinionin publik…që dilte si ‘ai djali i mirë që mbjell pemë nëpër Tiranë’, duhet thënë që janë pemë që unë nuk i kam parë gjëkundi, por gjithsesi problem tjetër ky.

Ndërkohë sa i përket pyetjeve të tij, ka qenë një histori shumë e gjatë.

Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.

Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.

Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.

Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat. 

Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…