LAJME / E Hënë 18 Nëntor 2024, 15:03

Iu “prenë ëndrrat” në mes, ky është 20-vjeçari që humbi jetën pas aksidentit në Durrës

Sabri Kreka është i riu i cili humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Aksidenti u regjistrua në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth.

20-vjeçari duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin e makinës dhe si pasojë automjeti doli nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari humbi jetën në vendin e aksidentit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv